Intercontinental Hotel edhe në Tiranë, Geci Group sjell në Shqipëri brendin më luksoz të hotelerisë në botë

Një nga brandet më të mëdha dhe luksoze të hotelerisë në botë, Intercontinental Hotel tashmë do të jetë edhe në Tiranë.

Godina e re me 33 kate që ndodhet pas Tirana International Hotel do të quhet Intercontinental Tirana.

Geci Group me pronar zotin Ram Geci nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Intercontinental Hotel.

"Shpresoj të na vijnë rezultate pozitive. Do të jetë risi për Tiranën ky brand i ri që po vjen."

"Faleminderit zoti Geci për vizionin tuaj dhe partneritetin në këtë mundësi fantastike."

I pranishëm në ceremoni kryeministri Rama tha se paralelisht me rritjen e numrit të turistëve, shtohen edhe brandet ndërkombëtare, si garancia më e mirë për të arritur standardet më të larta të mikpritjes.

"Ky Intercontinental do të jetë një nga krenaritë dhe për vetë kompaninë, e cila ka një numër të atillë hotelesh që lodhesh po ti numërosh."

"Punë të mbarë guximtarëve si Ram Geci!"

Intercontinental Hotel, një kompani globale e hotelerisë, ka shtrirje në mbi 100 vende në botë.

Ky brand bashkë me filialet e tij ka mbi 6000 hotele në funksion, me mbi 900 mijë dhoma dhe mbi 1900 hotele të tjera janë në ndërtim e sipër dhe priten të hapen së shpejti.

Ky brand ka të ardhura vjetore prej rreth 3 miliard dollarë në vit.

Ardhja e një prej brandeve me luksoze në botë në vendin tonë dëshmon se partnerët e huaj gjejnë terren të sigurt në Shqipëri, gjejnë stabilitet në ekonominë e vendit tonë dhe tregon se këta partnerë duan ti bashkëngjiten iniciativave dhe përkushtimit të investitorëve shqiptarë.

EMISIONET