INSTAT publikon shifrat: Gjysma e shqiptarëve të varfër

Rreth gjysma e popullsisë shqiptare rrezikon të jetë e varfër.  Sipas të dhënave të fundit të INSTAT ky tregues ishte sa dyfishi i mesatares se BE-së, me 43.4 për qind të popullsisë në rrezik për të qenë të varfër në vitin 2020.

Në të njëjtin vit treguesi sipas EUROSTAT ishte 46%.

Sipas përcaktimeve të Eurostat rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Niveli i Rrezikut për të qenë i varfër tregon përqindjen e personave që jetojnë në familje ku të ardhurat e disponueshme të ekuivalentuara janë nën kufirin e rrezikut për të qenë i varfër.

Niveli i rrezikut për të qenë i varfër ka në përbërje të tij privimin material dhe aksesin e dobët në punësim, ku në Shqipëri shkalla e privimit material ishte 34.7 %.

Sa i përket rajonit, pas Shqipërisë, nivelin më të lartë të personave në rrezik varfërie dhe përjashtim social e ka Mali i Zi, i ndjekur nga Rumania, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Serbia.

Sipas Eurostat në vitin 2020 në BE ishin 96.5 milionë njerëz në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, që përfaqësonin 21.9% të popullsisë.

Përqindjet më të larta të njerëzve në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social u regjistruan në Rumani, Bullgari, Greqi dhe Spanjë.

Ndërsa përqindjet më të ulëta të njerëzve në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social u regjistruan në Çeki, Slloveni dhe Finlandë.

INSTAT publikon shifrat: Gjysma e shqiptarëve të varfër

EMISIONET