INSTAT: Në 8 muaj eksportet në Kosovë ranë me 40%
Kriza e çmimeve ka ndikuar në uljen e ndjeshme të tregtisë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Si pasojë e shtrenjtimit të mallrave, INSTAT deklaron se eksportet me Prishtinën janë tkurrur me afro gjysmën e sasisë së eskportuar nga një vit më parë.
Rritja e çmimeve të mallrave ka shkaktuar tkurrje të fuqisë blerëse, duke ulur ndjeshëm shitjen e mallrave.
Sipas të dhënave më të fundit që vijnë nga Instituti i Statistikave rezulton se në 8 muajt e parë të këtij viti sasia e eksporteve shqiptare në Kosovë shënoi rënie me 40%, gjithashtu edhe importet nga Kosova ishin me rënie 12%.
Të dhëna më të detajuara nga INSTAT tregojnë se, rënia është krijuar nga volumet më të ulëta të eksportit të materialeve te ndërtimit, hekurit dhe naftës.
Eksportet në sasi të naftës në Kosovë në 8 mujorin 2021 ishin 58% më të ulëta se më janar-gusht 2021, ndërsa eksportet e materialeve të ndërtimit (kryesisht hekuri) shënuan rënie me 22%.
Të dhënat tregojnë se suficiti tregtar në volum u përgjysmua gjatë këtij viti. Tregtia me sasi ka pësuar uljen edhe me partnerët e tjerë Rajonale, por rënia nuk ka qenë kaq dramatike sa me Kosovën.
Të dhënat e INSTAT tregojnë situatë krejt tjetër. Edhe pse 40 për qind më e ulët në sasi, vlera e mallrave të eksportuara në Kosovë në këtë 8 mujor ishte 6 % më e lartë.
Gjatë muajve janar-gusht vlera e përgjithshme e eksporteve shqiptare në Kosovë arriti në 25 miliardë lekë nga 23.5 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Importet e Kosovës drejt Shqipërisë kanë kapur vlerën 89.8 milionë eurove në periudhën janar-gusht, duke u rritur me gati 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, ndërkohë që sasia e tyre ishte 12 % më e ulët se një vit më parë.