Inflacioni në 2024 pësoi një rënie, rritja e çmimeve u ndje te zarzavatet, mishi dhe bulmeti

Viti 2024 u mbyll me një rritje mesatare te çmimeve me 2,2% nga 4.8% qe ishte ne vitit 2023. Ndërsa ne dhjetor sipas te dhënave te INSTAT inflacioni preku nivelin e 2,1% me një rritje te lehte nga nëntori qe ishte 2%.

Megjithatë pavarësisht qëndrueshmërisë ritmi i rritjes se çmimeve te shportës shfaqet ne norma te larta ne dhjetor, krahasuar me po te njëjtën periudhe te vitit 2023.

Konkretisht zarzavatet dhe patatet janë shtrenjtuar me 4,7%, pasuar nga mishi me 4,3% peshku, veza qumështi dhe djathi me 3,5%.

Grupi i mobileve, duhanit, argëtimi, dhe hotelet, kafenetë dhe restorantet, si ndryshim vjetor ishin disa nga kontribuuesit te tjerë te cilët dhanë ndikim ne inflacion kjo edhe për shkak te kërkesës gjate periudhës se festave te fundvitit.

Grupi i transportit vijon për disa muaj me radhë duke dhënë efekte negative në nivelin e inflacionit

Marre nga fillimi i janarit 2024 kur inflacioni shënohej ne nivelin e 3,4%, trajektorja ka ardhur drejt rënies përgjatë vitit për te prekur nivelin me te ulet ne muajin shtator tetor ne nivelin e 1,9%.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë ka deklaruar se kriza e çmimeve ka kaluar, ajo synon qe inflacioni te kthehet ne objektiv ne gjysmën e pare te këtij viti.

EMISIONET