Inflacioni gjunjëzon shqiptarët, pensionistët: Konsumojmë më pak, nuk kemi të ardhura

Dy mijë lekë më tepër në fund të muajit, për konsumatorët nuk ndryshon aspak.

Ekspertët i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa sa më parë duke u shtuar të ardhurat sipas indeksit real të rritjes së çmimeve të ushqimeve.

Zef Preçi: Duhet bërë dallimi i qartë mes rritjes nga inflacioni dhe masave rregulluese që vjen përmes sektorëve dhe rritjes së produktivitetit. Rrënjët e rritjes gjendjet te mekanizmat e kërkesë ofertës. Nëse një sektor i caktuar ka pësuar goditje tek oferta hajde të rregullojmë ofertën."

Ditën e djeshme ndërkohë u lajmërua nga qeveri rritja e pagës minimale me 2 mijë lekë, por sa e ndihmon kjo rritje qytetarin shqiptar.

“Nuk arrijmë dot që të mbarojmë dot të gjitha. Pensionit janë shumë të vogla.”

Nga ana tjetër vetë familjet të detyruar nga financat e dobëta kanë zgjedhur të konsumojnë më pak si një mundësi mbijetese.

“Sikur të dyfishohet pagat nuk ia dalim me këto çmime.”

Ndërkaq, Preçi analizon arsyet pse qeveria duhet të bëj indeksim të përvitshëm.  

Zef Preçi: Të rrisësh pagën në kohë krize dhe të mos bësh indeksimin e përvitshëm në nivelin e inflacionit si një e drejtë legjitime e çdo të punësuari, për të ruajtur së paku të njëjtin nivel jetesa si viti i kaluar.”

Inflacioni në gusht arriti 8%, nga ku raportohet të jetë niveli më i lartë që nga viti 1998.

EMISIONET