Incineratori nis vitin tjetër. Në Fier plehrat do mblidhen derë më derë, edhe ndarje në burim. Subashi: Çdo gjë gati
Kryetari i Bashkisë së Fierit pret që incineratori të jetë në punë brenda vitit të ardhshëm. Paralelisht me këtë, Armando Subashi thotë që ka nisur mbledhja e mbeturinave derë më derë në çdo fshat. Madje projekti, sipas tij, do vijojë me ndarjen në burim për afekt riciklimi
Incineratori i Fierit pritet të vihet në funksion të plotë brenda vitit të ardhshëm. Kjo do të bëjë të mundur edhe nisjen e djegies së mbetjeve dhe prodhimit të energjisë.
Megjithatë, në një reagim për mediet kryebashkiaku Armando subashi e cilësoi të domosdoshëm rritjen e fondeve prej qeverisë që do të shërbejnë për menaxhimin e mbetjeve.
Subashi theksoi se tashmë ka nisur projekti fshatra të pastër, ku në mbledhjen e mbetjeve janë përfshirë edhe vetë komunitetet.
Si hap të radhës ai paralajmëroi dhe ndarjen në burim, duke synuar riciklimin. Në Fier janë 86 fshatra ku nisma është shtrirë tashmë në 72 prej tyre