Hua 30 mln euro nga BERZH për turizmin, përmirësimi i sektorit do të bëhet me para borxh

Investimet në infrastrukturën e turizmit do të bëhen nga qeveria shqiptare me fonde të marra borxh. Banka Ndërkombëtare për Zhvillim do ti akordojë Shqipërisë 30 mln euro për këtë qëllim. Relacioni thekson se nga ky buxhet do të përfitojnë 4 bashki, ndërsa punimet e lëna përgjysme duhet të përfundojnë në 31 korrik të 2025.

Shtesa e miratuar nga qeveria në buxhetin për turizmin do të jetë 30 mln euro, ndërsa fondi do të akordohet nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtin dhe Zhvillim.

Kjo hua, do të shërbejë për përmirësimin e infrastrukturës urbane si dhe zhvillimin e turizmit në 4 bashki të vendit.

Përfituese do të jenë Saranda, Gjirokastra, Përmeti dhe Berati.

Zhvillimi i infrastructures si dhe sektori i turizmit do të jetë vijimësi e financimit që nisi nga projektet e BERZH në vitin 2017.

Fondi prej 63.8 mln euro ka si qëllim primar përmarësimin e infrastruturës urbane, forcimin e kapaciteteve institucionale, zhvillimin e ekonomisë lokale si dhe vëmendje do i shtohet nxitjes së turizmit

Në relacionin e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim thuhet se 30 mln euro do t’i shtohen projektit të 2017 ku fokus kryesor të jenë projektet e dakordësuara në marrëveshje.

Datë përfundimtare do të jetë përcaktuar 31 korriku i vitit 2025 ndërsa institucioni zbatues i projektit është FSHZH.

Objektivat kryesore në vijimësi të projektit do të jenë një përmirësim i infrastrukturës urbane, përmirësimi i turizmit dhe komponentëve të tij.

EMISIONET