Gropa për kompensimin e tokës/ Strasburgu shton me 18 miliardë lekë detyrimin për pronat

Qeverisë shqiptare i shtohet edhe një detyrim prej 18 miliardë lekësh për kompesimin e tokave. Sipas raportit vjetor rivlerësimi i të paktën 4 mijë dosjeve erdhi nga vendimi i gjykatës së Strasburgut. Por edhe pse dosjet në pritje janë me mijëra, shlyerja e detyrimeve është vetëm për 800 familje

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut mbi metodikën e çmimit të kompensimit të tokave në Shqipëri ka sjellë rishikimin e vlerës që përfitohet për 4672 familje. Vetëm nga fakti se nuk lejohet të marrin më pak se 10 për qind e vlerës aktuale, kosto shtesë për tu paguar shkon në rreth 18.5 miliardë lekë.

Në total janë 18 mijë e 734 dosje të vlerësuara ku detyrimi i shtetit shkon në 101 milion lekë.

Në raportin vjetor të agjencisë së pronave bëhet e ditur se shtetit I është kursyer para nga fondi i shpërndarë për 209 dosje. Në këtë rast familjet kanë pranuar të marrin më pak në vlerë financiar, por duke u vendosur në përparësi. Kështu për pesë këstet e paguara shuma ka shkuar në 694 milionë lekë, por me vlerë të plotë ajo mund edhe të dyfishohej.

Kompensimi financiar duket se po ecën me ritme të ulëta. Nga viti 2016  Vetëm 794 vendime janë ekzekutuar me një vlerë 7.8 miliardë lekësh.

Nga viti 2018 e më pas u është dhënë prioritet familjeve që falnin një pjesë nga shuma që u ishte vlerësuar prona. Madje në vitet 2021 dhe 2022 nuk ka kompensim me vlerë të plotë për tokën që dikur ua sekuestroi regjimi komunist.

Një tjetër mënyrë për të kursyer para nga buxheti I shtetit është kompensimi tokë me tokë. Janë 713 hektarë që tashmë u është dhënë ish pronarëve.

Por në dokument thuhet se janë edhe 22 655 hektarë që janë në dispozicion të agjencisë që ende nuk janë ndarë.

2016

1,826,870,845 lekë

 2017

2,056,845,314 lekë

2018

1,543,025,978.56 lekë

2019

 1,282,427,619.21 lekë

2020

855,099,341.17 lekë

2021

278,555,501.76 lekë

2022

694,530,663.72 lekë

EMISIONET