Gjokutaj: Rishpërndarja e buxhetit jo e drejtë, Infrastruktura përfiton 20%, sektorët e tjerë më pak

Gjokutaj: Rishpërndarja e buxhetit jo e drejtë, Infrastruktura

Përmes një interviste në Ora News, eksperti i ekonomisë, Eduard Gjokutaj tha se buxheti duhet rishpërndarë në një mënyrë sa më të drejtë si për ekonominë dhe ashtu për qytetarët.

Ai shtoi se Dukshëm kemi një rishpërndarje jo të drejtë sa i përket sektorëve të ekonomisë dhe se infrastruktura përfiton rreth 20% të buxheti, ndërsa pjesës e tjera të ekonomisë marrin shumë më pak.

Gjokutaj: Buxheti duhet rishpërndarë në një mënyrë sa më të drejtë si për ekonominë dhe ashtu për qytetarët. Ajo që kemi parë për rishpërndarje e buxhetit kemi parë se 60% shkon për qeverisjen dhe pjesa tjetër shkon për shpenzimet e politikave sociale. Natyrisht se këto politika nuk marrin më shumë se 40% dhe këtu futen sigurimet, pensionet dhe përkujdesja sociale.

Nëse bëjmë një ndarje të buxhetit, në atë që shkon për qytetarët, rreth 10% e qytetarëve e përfiton këtë gjë, ku futen ata që marrin paga dhe nga fondet e investimet, dhe pjesa tjetër merr rishpërndarjen e pjesës sociale. Dukshëm kemi një rishpërndarje jo të drejtë sa i përket sektorëve të ekonomisë. Infrastruktura përfiton rreth 20% të buxheti, ndërsa pjesës e tjera të ekonomisë marrin shumë më pak.

EMISIONET