Garanci për sigurinë ushqimore, Denaj: 616,501 matrikullime në 2024-ën, 124,913 më shumë se në 2023

Garanci për sigurinë ushqimore, Denaj: 616,501 matrikullime në

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve vijon me matrikullimin e kafshëve, ku vetëm gjatë vitit 2024 janë kryer 616 501 matrikullime.

Krahasuar me një vit më parë numri i matrikullimit të kafshëve blegtorale është rritur me  124 913 matrikullime.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, matrikullimet falas në çdo fermë blegtorale është një mbështetje direkte e qeverisë që ul kostot dhe garanton sigurinë ushqimore.

Denaj theksoi se, ky proces do të vijojnë edhe përgjatë 2025 për një sektor më të fortë dhe konkurrues drejt vizionit “Shqipëria2030”.

Gjatë vitit 2024 Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka kryer 616 501 matrikullime falas. Nga të cilët 119 851 janë gjedhë; 488 993 të imta dhe 7 657 janë derra.

Garanci për sigurinë ushqimore, Denaj: 616,501 matrikullime në

EMISIONET