Galeritë që vrasin, Kadri Disha: Po shfrytëzohen galeritë e kohës së monizmit, minierat janë pa garanci
Dy ditë më parë u shënua një tjetër tragjedi në galeritë e nëntokës shqiptare, ku një minator 29-vjeçar humbi jetën dhe u plagos kolegu i tij, në minierën e Martaneshit, si pasojë e shembjes së galerisë.
Për të mësuar më shumë mbi situatën e minierave të vendit tonë, i ftuar në Emisionin “Epiqendër” në “Ora News” të moderatores Sonila Musai ishte i ftuar Kadri Disha ish-minator.
Në fjalën e tij Vladi ka përmendur disa nga problemet me të cilat përballet sot minatorët.
“Po shfrytëzohen galeritë e kohës së monizmit, dhe nuk ka asnjë investim të bërë si nga shteti ashtu dhe nga privatët që i kanë në administrim. Kjo pasi minierat janë pa garanci”, theksoi ndër të tjera ish-minatori Agim Vladi.
NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” KU U DISKUTUA MBI MINIERAT “VRASËSE” NË SHQIPËRI