Galeri të amortizuara dhe asnjë investim, ish-minatori: Koha që minierat t’i kalojnë shtetit, jo biznesmenëve privatë

Dy ditë më parë u shënua një tjetër tragjedi në galeritë e nëntokës shqiptare, ku një minator 29-vjeçar humbi jetën dhe u plagos kolegu i tij, në minierën e Martaneshit, si pasojë e shembjes së galerisë.

Për të mësuar më shumë mbi situatën e minierave të vendit tonë, i ftuar në Emisionin “Epiqendër” në “Ora News” të moderatores Sonila Musai ishte ish-minatori Agim Vladi.

Në fjalën e tij Shino kërkoi që pasuritë shtetërore si minierat t’i kalojnë në përdorim shtetit.

“Zgjidhja do të ishte që çdo gjë të menaxhohej nga shteti shqiptar. Sepse po të kemi shqiptarë të ndershëm që punojnë për vendin, nuk do të na linin në mjerim siç kanë bërë në këto 34 vite.

Me pronat tona të ndërtuara nga ne po pasurohen një pjesë e vogël. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura nuk kanë bërë asgjë as për statusin tonë të minatorit”, u shpreh ndër të tjera ish-minatori i Valiasit, Qani Shino.

NDIQNI MË POSHTË EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” KU U DISKUTUA MBI MINIERAT “VRASËSE” NË SHQIPËRI

EMISIONET