Fluturon, fluturon .... NAFTA! Do shitet me 265 lekë/litri

Çmimi i naftës arrin rekord historik në vend, në 265 lekë për litër. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë që para nisjes së protestave të para në vend, duke kapërcyer edhe nivelet e fillimit të marsit, ku nafta u tregtua në 260 lekë. Vendimi i Bordit ngjall dyshime sa i përket abuzimit pasi vjen në një kohë kur në bursa çmimi i një fuçie nafte ka ardhur në rënie prej një jave.

Tirane- Bordi i Transparencës miratoi çmimet e reja të karburantit. Kështu nafta rritet me 7 lekë, ndërsa çmimi i benzisës është ulur me 2 lekë dhe gazi mbetet i pandryshuar.

Bordi i Transparencës në datë 17 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 265 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

EMISIONET