Fluturojnë “apartamentet” në Tiranë, Pipiria: Ndërtimet e reja me çmime të larta, tregu në përputhje me kërkesat

Në Tiranë çmimet e aparamenteve po bëhen të papërballueshëm për qytetarët. Për drejtues të Shoqatës së Agjencive Imobiliare, tregu është në përputhshmëri me kërkesat. Ndërtimet e reja operojnë me çmime të larta.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë çdo ditë e më shumë po arrijnë shifra të larta.

Por Reinaldo Pipiria, drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Shoqërisë së Pronave të Patundshme, për Rtv Ora Neës shprehet se ndërtimet e reja kanë prishur balancën e çmimeve, pasi ato shiten më shtrenjtë.

Pipiria: Përceptimi se çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten është i bazuar vetëm për ndërtimet e reja. Nëse pyesim sot tregun kemi një stabiltet të çmimeve për apartamentet ekzistuese, maksimumi që mund të jenë rritur çmimet është diku 5%. Ndërsa ato të reja që janë duke u ndërtuar në zona shumë të mira, po është e vërtetë, ka një rritje deri në 30%.

Ndonëse në Tiranë ka mijëra metër katror që nuk blihen për shkak të çmimeve, Pipiria thotë se kërkesa është e lartë.

Sipas tij, nëse nuk do të kishim ndërtime, çmimet do të shtrenjtoheshin më tepër.

Pipiria: Tirana i është përgjigjur kërkesës dhe përsa kohë ka një kërkesë për treg besoj se oferta duhet ti përgjigjet.Sa mirë që ka një ofertë, se nëse nuk do kishim një ofertë, me gjithë këtë kërkesë që ka për të blerë apartamente në Tiranë do të kishim çmime akoma më të larta dhe kjo nuk do të ishte mirë për shtresën e mesme.

Ndërkaq, agjencitë imobiliare janë në proces licensimi nga Ministria e Drejtësisë.

Në Shqipëri, operojnë rreth 250 zyra ndërmjetësimi për pronat e paluajtshme.

EMISIONET