Financimi i vaksinave, duhen edhe 2 miliardë lekë shtesë për vaksinimin masiv

Ditën e sotme po mbahet seanca e parë plenare pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.Në parlament pritet të diskutohet në lidhje me nismën e PS për shkarkimin e presidentit Meta, si dhe për ndryshime të disa akteve normative të kthyera mbrapsht nga presidenti.


Diskutimi i aktit të parë konsiston në shtimin e 2 miliardë lekëve për të financuar vaksinimin masiv të popullësisë.


Ne fjalën e saj, Ministria e Financave Anila Denaj theksoi se vaksinimi masiv mbetet prioritet i qeverisë, ndaj ky ndryshimi i këtij akti normativ bëhet me qëllim përballimin e shpenzimeve të blerjes së vaksinave gjatë vitit 2021, si edhe të shpenzimeve të tjera eventuale të qeverisë qe lidhen me pandemine Covid 19.


Shtesa e kërkuar nga Ministria e Financave, sipas Denaj do të arrihet nëpërmjet:
Kontributet (fondet speciale) +800 milionë leke
Tatimi mbi Fitimin +600 milionë leke
Akciza +400 milionë leke
TAP +200 milionë leke
Sipas Denaj performanca e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 3 mujore (Janar – Mars 2021) ka reflektuar një ecuri pozitive në arketime dhe shpenzime.

EMISIONET