Fermerët kërkojnë subvencione/ Kote: Për aplikimin duhet nipt, për karburantin llogari bankare

Vetëm në një ditë 11 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga skema e subvencioneve.

Zëvendësministri Dhimitër Kote shprehet se afati i fundit do të jetë 19 prilli.

Sipas tij për tu bërë pjesë do të duhet që aplikanti të ketë nipt si fermer, ndërsa për të përfituar karburant duhet të ketë edhe një llogari bankare.

Brenda 24 oreve te fundit numri i fermereve qe aplikuan per skemen kombtare te bujqesise rezulton ne 11 mije.

Kete e konfirmon Zevendesministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote i cili beri thirrje te gjithe fermereve te behen pjese e procesit.

‘’Ajo që dua ti bëj thirrje ferëmerëve është që nuk kanë pse të nxitojnë por as ta lënë për në momentin e fundit’’, tha Kote.

Fermeret qe nuk jane te regjistruar nuk do te mund te perfitojne

‘’Nuk përfitojnë dot se nuk futen dot në sistem’’, tha Kote.

Ndryshimi kete vit ka te beje me naften e cila nuk do te shperndahet ne karta, por do te kalojne direct ne llogari bankare

‘’Llogaritë bankare mund të mos e kenë fermër që përfituan naftën, se e morën me kartë naftën dhe nuk iu duhej llogaria banakre, por tani i duhet kjo gjë’’, tha Kote.

Edhe per bashkimin e fermereve ai e shikon si mundesi te mire per perfitim

‘’I kemi bërë një thirrje që ata të bashkohen me njëri tjetrin që të plostësojnë numrin mbi dhjetë’’, tha Kote.

Ne kete pike bashkimi i fermereve sipas Kotes do te reduktonte kostot ne tregun e konkurences per te rritur me shume produktet cilesore.

E gjithe skema kombetare kete vit pritet te mbeshtese financiarisht 70 mije fermere nga 65 mije qe perfituan vjet,ndersa aplikimet do te perfundoje ne 19 prill.

EMISIONET