Fermerët e luleshtrydhes bllokojnë rrugën në Fier: Na mbroni prodhimin

Afro 100 fermerë të luleshtrydhes në fshatin Ade të Fierit kanë bllokuar rrugën hyrëse të fshatit duke protestuar për shkak se prodhimi i luleshtrydhes nuk po shitet.

Ata nuk marrin subvencione nga shteti.

Pesticidet i marrin atje ku ua rekomandojnë agronomët dhe i zbatojnë gramaturat e tyre, por nuk ka shitje. Problemi është se  në këtë periudhë edhe vendet fqinje po nxjerrin prodhim nga serat e tyre dhe propaganda në media kundër prodhimit shqiptar, për të cilin thonë se “është me pesticide” kërkon një reagim nga shteti shqiptar.

Disa prej tyre i kanë hedhur arkat me luleshtrydhe në tokë në shenjë proteste kundër mosreagimit të shtetit dhe qeveritarëve, që vijnë nëpër pikat e grumbullimit ku kanë anëtarësinë e tyre për të bërë propagandë.  

EMISIONET