Fermerët dhe blegtorët në Devoll protestojnë para drejtorisë së Bujqësisë, ja 6 kërkesat e tyre

Fermerët dhe blegtorët e Devollit iu rikthyen sërish protestës përballë Drejtorisë së Bujqësisë.

Sipas tyre baxhot kanë ulur në mënyrë të njëanshme çmimin. Në këto kushte kërkojnë reagimin e shtetit.

Shkak thonë është krijimi i monopoleve.

Sipas tyre ndërkohë që çmimi i blerjes së prodhimeve ka rënë, kosto për bagëtisë ka shënuar rritje

Por edhe importi i qumështit dhe i mishit bën që tregu të jetë edhe më i vështirë.

Si pasojë shprehen se ka rënë numri i bagëtive që mbajnë. Rishikimi i skemës së subvencioneve ishte një ndër kërkesat e bëra.

Ndërsa duke parë reagimet e fermerëve në shtete të tjerë theksojnë se do të përshkallëzojnë qëndrimet.

Blegtorët shprehen se çmimi i qumështit nga grumbulluesit është 120 lekë për litër, kur në fakt duhet të jetë 170 lekë, pra çmimi është ulur me rreth 30% të vlerës!

Fermerët në shenjë protestë kanë marrë dhe traktorët, të cilët i kanë rreshtuar përballë drejtorisë. Ata kanë parashtruar një sërë kërkesash për ministrinë e bujqësisë!

Konkretisht ata kërkojnë:

1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;

2-Rimbursim për çdo litër qumësht;

3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;

4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;

5-Subvencionim për farat dhe fidanët;

6-Subvencionim për produktet organike

EMISIONET