Fatura e ujit pritet të rritet deri në 75%

1.2 miliardë euro do të investojë sektori i Ujësjellës Kanalizimeve që Shqipëria të mund të ketë ujë 24 orë pa ndërprerje.

Burimet e financimit të këtij sektori janë 25% nga taksat, 30% nga grantet e huaja si dhe 45% nga tarifa që konsumatorët shqiptarë paguajnë.

Por sipas Ujësjellës Kanalizimeve, tarifa aktuale e furnizimit me ujë nuk do të mund të përballojë këtë investim dhe si zgjidhje është parashikuar rritja e faturës që do të paguajnë qytetarët deri në 75%.

Ndonëse premtimet knë qenë të shumta për të siguruar ujë 24 orë pa ndërprerje, sot familjet shqiptare përballen me ujë me orare për nevojat bazike.

Një prej premtimeve ka ardhur dhe nga Erion Veliaj në vitin 2015 ku justifikoi dhe rritjen e tarifës së furnizimit me ujë për kryeqytetasit, fatura e të cilëve pritet të rritet sërish nga ky projekt.

Pavarësisht se cilësohet uji i pijshëm, shumë familje e blejnë në fabrika të ujit apo në autobote të pasigurt.

Investimi me qëllim forcimin e institucionit dhe amortizimit të tubave të ujit apo mjeteve respektive duket se do të rëndojë në xhepat e konsumatorëve shqiptarë.

EMISIONET