Familjet do prodhojnë vetë energjinë, gati projektligji për sigurimin dhe shitjen e energjisë së rinovueshme

Qeveria ka gati projektligjin për të mbshtetur jo vetëm bizneset, por edhe familjarët për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Sipas ekspertëve, kjo do t’u mundësonte konsumatorëve jo vetëm sigurimin e energjisë për vete, por edhe për të përfituar nga shitja e saj.

Në këtë situatë krize, energjia e rinovueshme është tema për të shpëtuar sa më shumë energjinë.

Ministria e Insfrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur në konsultim publik projektligjin për energjinë e rinovueshme nga ku do të kenë një prodhim maksimal prej 500 kw/h.


Ky projektligj, do të shërbejë për qytetarët dhe jo vetëm, të shfrytëzojnë çdo burim të mundshëm.

Për ekspertin e energjisë, Lorenc Gordani, ky projektligj adoptohet në dy aspekte kryesore.

"Së pari plotësimi i kuadrit me ato që lidhen me energjinë e rinovueshme që vetëprodhohen nga konsumatorët jo vetëm individualisht, por dhe në bashkime".

Por çfarë parashikon ky projektligj për energjinë e prodhuar?

"Ta prodhpjë, ta magazinojë, ta depozitojë dhe ta tregtojë energjinë direkt."

Gordani thekson se në këtë projektligj, familjarët si dhe bizneset do të kenë mundësi që energjinë ta ruajnë në një tjetër afat kohor.

"Ka të bëjë me kohëzgjatjen. Injektohet në rrjet dhe nuk merret. Më herët ka qenë një muaj tani është shtrirë në kuadrin e një viti."

Referuar projektligjit, çmimi i energjisë elektrike i prodhuar po nga konsumatorët, duhet të ketë një pasqyrim të drejtën në kuadër të vlerës së tregut.

EMISIONET