Falen gjobat nga 1 janari 2015/ Vendimi: Masat për ndërtimet dhe Covid-19 do fshihen

Qeveria miratoi faljen e gjobave të marra prej vitit 2015 për ndërtimet pa leje dhe ato të covid 19.

Në vendim thuhet se fshirja e masës administrative do të realizohet brenda dy muajve nga publikimi i vendimit në fletoren zyrtare.

Gjobat e vendosura prej datës 1 janar 2015 dhe deri në 30 nëntor 2024 dhe që ende nuk janë paguar do të falen.

Qeveria miratoi këtë të premte vendimin për shfuqizimin e këtyre masave administrative dhe që janë vendosur nga  inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit; Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit; Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Inspektorati Shtetëror Shëndetësor; Policia e Shtetit; dhe Policia Bashkiake.

Nga ky vendim do të përfitojnë si individët për edhe personat fizikë dhe juridikë.

Në të saktësohet se falja vlen për ata që kanë bërë ndërtime dhe/ose ndërhyrje pa leje apo njoftim paraprak, në ndërtime për qëllime banimi; objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale; objekte që shërbejnë për mbajtjen e mjeteve të punës e input-eve bujqësore dhe blegtorale.

kanë objekt të aktivitetit të tyre prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale si dhe për ata që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.

Do të jenë vetë inspektoratet e përfshira në masat administrative që do të hartojnë listën me emrat që u hiqen gjobat.

Por nëse do të ketë pretendime se gjoba u ka mbetur në fuqi, atëherë do tu lind e drejta që të paraqesin vetë kërkesën për faljen.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare ndërsa fshirja e masës administrive do të realizohet brenda dy muajve.

 

EMISIONET