Evazioni 3.7 milionë euro i "Buzi Store" katandiset në 100 mijë euro, çfarë po heton SPAK?

Evazioni 3.7 milionë euro i "Buzi Store" katandiset në 100

Në janar të këtij viti, Drejtoria e Hetimit Tatimor njoftoi një goditje të bujshme ndaj evazionit fiskal. Sipas njoftimit, Hetimi Tatimor, pas një hetimi disa mujor, kishte zbuluar dhe dokumentuar 3.7 milionë euro evazion fiskal nga kompania Buzi Store, me pronar në letra Oltion Buzi, pas të cilit dyshohet se fshihet një grup i rrezikshëm dhe i fuqishëm kriminal, i cili po hetohet nga SPAK.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë bazuar në referimin e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, goditi një rast evazioni fiskal dhe shpalli në kërkim shtetasin Oltion Buzi pasi subjekti që administronte nuk deklaroi 3.7 milionë euro të ardhura”, thuhet në njoftim.

Po çfarë po ndodhi më pas? Nga 14 shkurti deri më sot duket se kanë rrjedhur shumë ujëra. Mësohet se evazioni i frikshëm i Buzi Store 3.7 milionë euro është ‘përpunuar’ nga Tatimet dhe është katandisur rrugës në rreth 100 mijë euro.

Teksa ende vijonte hetimi dhe inventari, Hetimi Tatimor doli me shifrën 3.7 milionë euro. Sipas burimeve, evazioni fiskal i Buzi Store është disa herë më i madh, ndërsa ka fakte dhe prova për pastrim parash. /Marrë nga "Pamfleti"

Evazioni 3.7 milionë euro i "Buzi Store" katandiset në 100

EMISIONET