ESTETIKA E AVANCUAR/ Në 2 qershor në Shqipëri organizohet kongresi ndërkombëtar

Në 2 qershor në shqipëri do të mbahet Kongresi i pare Nderkombetar i Estetikes se Avancuar. Organizimi është bërë prej Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor, ndërsa në të do të marrë pjesë dhe një prej masazhatorëve më të njohur i shpallur 6 herë kampion bote. Lajmin do ta ndiqni pas siglës mbyllëse të këtij edicioni.

Shoqata e Profesionistëve të Përkujdesjes dhe Artit Trupor, organizon me datën 2 Qershor, Kongresin e parë Ndërkombëtar të Estetikës së Avancuar.

Trajnime, teknika, produkte dhe pajisje inovative me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare të specialistëve nga e gjithë bota.

Ilir Tafaj, President i SHPPAT: “Sigurisht ka një interes mjaft të madh nga të gjithë profesionistët, por kemi nderin që në këtë Kongres të kemi prezent dhe një prej kampionëve të botës, z. Antonio Cerrone, i cili do të mbulojë disa seksione me kompetencat e tij dhe realisht ka një interes mjaft të madh nga të gjithë specialistët për këto lloj kualifikimesh”.

ESTETIKA E AVANCUAR/ Në 2 qershor në Shqipëri organizohet

Antonio Cerrone, Masazhator, Kozmetolog, 6 herë kampion bote: “Dy qershori për mua do të jetë një ditë revolucionare, do të prezantojmë Akademinë e Masazhit, por jo vetëm, edhe një pashaportë ndërkombëtare.

Unë jam Antonio Cerrone, përfaqësoj mbi 20 vende të botës dhe vij me kënaqësi edhe në Shqipëri për të ndërtuar së bashku historinë e estetikës së avancuar, kozmetologjisë dhe artit të masazhit.

Në këtë Kongres dua të jap kontributin tim për të rinjtë shqiptarë që të mos largohen jashtë shtetit, por të gjejnë veten e tyre këtu dhe të përqafojnë botën e inovacionit dhe të bukurisë. Në 2 Qershor mos mungoni. Faleminderit Shqipëri për mikpritjen!”.

ESTETIKA E AVANCUAR/ Në 2 qershor në Shqipëri organizohet

Për median u prezantuan mënyra më të avancuara të trajtimit dhe përkujdesjes së artit trupor.

EMISIONET