ERE miraton shtyrjen e fashës për nëntorin, në fuqi muajin dhjetor

Enti rregullator energjitik aprovoi mëngjesin e së enjte, 10 nëntor, vendimin e qeverisë qe çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë as për muajin nëntor.

Aplikimi i çmimit të ri mbi fashën 800kwh, u shty të hyjë në fuqi për muajin dhjetor.

Ky vendim vjen pas aplikimit nga OSHEE dhe KESH se kostot për muajin nëntor kanë mbetur të pandryshuara në lidhje me sigurimin e energjisë elektrike.

Ndërkaq, Enti Rregullator energjitik miratoi çmimin e ri për klientët të cilët do të blejnë energji elektrike në treg të lirë në linjën e 35 KV, prej 31.5 lekësh/kWh.

E njëjta procedurë është ndjekur dhe në muajin tetor. Ndonëse Enti Rregullator Energjetik si institucioni përgjegjës për miratimin e çmimit të energjisë, qeveria ishte ajo që mori vendimin që ky çmimi nuk do të apikohet.

EMISIONET