Energjia shkon për reklama/Kioskat në Tiranë shpërdorojnë, qeveria shpalli kursimin

Në mesin e krizës energjitike dhe të planit të shpallur nga qeveria për kursim në të gjitha institucionet, kioskat e reklamave në Tiranë vazhdojnë të furnizohen pa sahate matëse. Shpenzimi i vazhdueshëm i energjisë bëhet veçanërisht gjatë natës, ndërkohë që linjat e furnizimit janë pa sahate matës dhe të lidhura direkt në sistemin e transmetimit.

Qeveria ka shpallur krizën energjitike dhe masat e kursimit në institucione, por në Tiranë në çdo stacion autobusi këto reklama të vendosura konsumojnë energji, sidomos natën.

Kjo reklamë i përket një biznesi të caktuar, e cila është një mënyrë për të shtuar fitimet për privatin dhe arkën e Bashkisë.

Por pyetja që lind është se, kush e paguan energjinë elektrike për reklamimin e këtyre bizneseve?

Në këto pamje vihet re se mungon sahati matës i energjisë që shpenzohet dhe më tej, kabujt elektrikë që shërbejnë për ndriçimin e këtyre reklamimeve që lidhen nga direkt me shtyllat e korentit.

Pikëpyetja është nëse bizneset që reklamohen në rrugët e kryeqytetit paguajnë energji apo taksa për shërbimin që marrin?

A tarifohen nga tatimet apo janë dhuratë e Bashkisë?

A është bërë prokurim publik për kompaninë që menaxhon këto reklama që vendosen në stacionet publike të autobusave?

Përpos të gjithave, këto ekrane janë një mjet shpërqëndrimi dhe burim aksidentetsh.

Në Kodin Rrugor nënvizohet se ndalohen të vendosen shenja parrulla impiante reklamimi përgjatë rrugëve dhe vendeve të dukshme, pasi mund të shkaktojnë konfuzion për këmbësorët dhe shoferët duke u bërë shkak për aksidente.

EMISIONET