"Ekonomia shqiptare është rritur paçka rritjes së çmimeve, ka rënie sektori i ndërtimit"
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se për 5 mujorin ekonomia shqiptare është rritur “paçka rritjes së çmimeve”
Në konferencën e sotme për median ministrja renditi si ka ardhur kjo rritje:
“Kjo rritje ka ardhur e bazuar në qarkullimin e sektorëve ku pëveç sektorit të ndërtimit që është reduktuar në nivel 5 mujor 1.6% në sektorët e tjerë kemi pasur rritje dhe në sektorët e tjerë.
Në total rritja e sektorëve ka qenë 13.5% ku:
sektori i prodhimit është rritur me 8.6 %
Sektori i shërbimeve me 2.5%
Sektori i transportit me 28.5 %
Sektori i Tregtisë me 50.4 %
Ecuria pozitive e të ardhurave është ndikuar ngaperformanca më e mirë e mbledhjes së të ardhurave dhe në të dhënat e mbledhjes së TVSH-së që janë të lidhura ngushtë me reformën madhore të fiskalizimit. Nga sot reforma e fiskalizimit ka përfunduar dhe biznesi i madh është 100% i fiskalizuar ndërsa biznesi i vogël ka një numë të vogël që nuk është fiskalizuar."