Edhe 56.8 mln $ për Qukës-Qafë Plloçë, Qeveria: Shtesa për shkaqe teknike! Deputetët e opozitës: Korrupsion!

Për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë janë dhënë edhe 56.8 milion dollarë shtesë. Opozita ka kërkuar llogaridhënie për fondet që jepen për të disatën herë dhe vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve.

Debatet dhe kundërshtitë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese nuk u morën në konsideratë, ndërsa u votua në unanimitet finalizimi i marrëveshjes me Bankën Islamike për financimin e 56.8 milionë dollarëve shtesë për përfundimin e segmentit rrugor “Qukës-Qafë Plloçë”, deri në kilometrin 33.8.

Xhelal Mziu: Më kujtohet rruga e Elbasanit, që mbaroi për dy vite, e pastaj u deshën 6-7 vite për të bërë një shtesë kontrate 54 mln euro për një rrëshkitje. Edhe Kardhiq-Delvinë, i ka kushtuar buxhetit 60%-70% më shumë se sa fondi fillestar. O duhet të shkojnë në burg ato që bëjnë projektet dhe janë të paaftë, ose është punë korrupsioni! Nëse ne bëjmë projektin fillestar 150 mln dollar, që do të thotë banka islamike 125 mln euro dhe Fondi saudit 25 mln euro. Sot shkon kosto e saj 258.5 mln euro. A është e justifikueshme 72% rritje kosto?

Luan Baçi: Pse nuk i keni çuar në prokurori këto mangësi? Është gabimi juaj? Sa është dëmi në ekonomi nga këto projekte dhe ndërhyrje që janë bërë?

Ndonëse ky fond do të shtohet, projekti nuk ka siguri të përfundoj në 2024.

Lefter Gështenja: Me këtë financim nuk përfundon e gjithë rruga, prapë qeveria do të shtojë një tjetër fond për Lotin 3.

Drejoresha e politikave të zhvillimit, Eriola Muka, theksoi se Loti 3 është pothuajse në të njëjtin kusht kohor si dy lotet e para, ndërsa mbetet në pritje ratifikimi i marrëveshjes me fondin arabik.

EMISIONET