"ECOSOFT", jo vetëm ujë të sigurtë për klientët e saj, por edhe kujdeset për mjedisin e vendit
“Ecosoft”, një nga kompanitë lider në më shumë se 65 shtete, jo vetëm ofron ujë të sigurtë për klientët e saj përmes sistemit me filtra, por edhe kujdeset për mjedisin e vendit tonë.
Erion Bardhi, Manaxher i “Ecosoft”: “Filozofia jonë është ruajtja e mjedisit dhe për këtë ne kemi strategjinë tonë të përbashkët me të gjithë partnerët ndërkombëtarë”.
Erion Bardhi, Manaxher i Projekteve Industriale, thotë se në gamën e gjerë të produkteve, Ecosoft ofron shërbim për 3 kategori klientësh.
Erion Bardhi, Manaxher i “Ecosoft”: “Klientët tonë janë kryesisht familjarë, të cilët përmes sistemeve “ECOSOFT” përfitojnë ujë të sigurt për të gjithë anëtarët e familjes, dhe gjithashtu, eliminojnë mbajtjen e bidonave plastikë në shtëpi.
Më pas kemi klientët industrialë, që përmes filtrave ECOSOFT, garantojnë gjithmonë cilësinë e produktit final, që në shumicën e rasteve serviren në tryezat tona. Por shumë të rëndësishëm kemi sektorin “Oreka” që përmes filtrave ECOSOFT, gjithmonë arrijnë të mbrojnë investimin e tyre dhe gjithashtu, t’ia servirin në një cilësi shumë të lartë ujin klientëve”.
Çelësi i suksesit të kompanisë ndërkombëtare “Ecosoft” është bashkëpunimi me klientët.
Erion Bardhi, Manaxher i “Ecosoft”: “Pjesa e asistencës, që është thelbësore në punën e përditshme tonë. Dhe kemi vënë në dispozicion 20 teknikë, të cilët bëjnë mirëmbajtje të vazhdueshme në çdo moment për filtrat që ne i kalojmë dhe kemi mbi 12 mijë klientë prezentë në Shqipëri”.
Produktet “Ecosoft” mund t’i gjeni në shoëroomet e kompanisë në Tiranë dhe Durrës.