E thotë Delina Ibrahimaj: Bordi kishte ndikim në uljen e çmimit të karburanteve

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se, Bordi i Transparencës për Karburantet ishte efekti dhe të dhënat na tregojnë se, ka pasur reduktim të marzhit të fitimit të kompanive dhe si rrjedhojë edhe një çmim më të ulët për konsumatorët.

Në një prononcim për mediet, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj tha se, ndërhyrja e qeverisë, në përcaktimin e çmimeve të karburanteve, ishte e detyruar nga kushtet në të cilat u ndodh vendi.

“Nuk kemi dashur të ndërhyjmë në forcat e tregut, por duke parë që kishte luhatje që nuk reflektonin realisht rritjen e çmimeve të tregut dhe me qëllim të evitonim abuzimin nga ana e tregtarëve, vendosëm të ndërhyjmë. Ndërhyrja jonë ka qenë efektive në reduktimin e marzheve të fitimit dhe uljen e çmimit për konsumatorët”, tha Ibrahimaj.

Ministrja shpjegoi se, një kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Karburanteve po diskutohet në Gjykatën Kushtetuese dhe se qeveria do të respektojë vendimin.

EMISIONET