Dyndje pushuesish në Shqipëri/ Të rinjtë nga Serbia dhe nga Arabia do të jenë surpriza. Ndërsa shqiptarët preferojnë ...
Në muajt e verës në bregdet do të ketë më shumë të rinj nga Serbia dhe Arabia. Operatorët turistik shprehet se ka një rritje të numrit të prenotimeve prej tyre. madje hoteleritë do të jenë të zëna me punë deri në tetor.
Sezoni veror duket se i ka bërë optimist operatorët turistik, por dhe sistemin e hotelerisë në Shqipëri.
Por nuk është vetëm rritja e prenotimeve që tashmë ka filluar, por edhe mosha e atyre që kërkojnë të shijojnë bregdetin, natyrën dhe arkeologjinë tonë ka ndryshuar.
“Shqipëria po mban numrin e dytë të vizitorëve, turistëve që po vizitojnë Evropën. Ka kërkesa të shumta. Vite më parë ka qenë mosha e tretë që vizitonte Shqipërinë, por këto 3 vitet e fundit po shikojmë që edhe shumë të rinj që po e preferojnë Shqipërinë, pasi është një destinacion i pa eksploruar”, thotë ajo.
Një numër i lartë vizitorësh pritet të vijnë nga Serbia, por ndryshe nga më parë edhe nga Arabia.
“Sidomos nga arabët dhe serbët, prenotimet janë shumë të mëdha”, thotë operatorja.
Prenotimet janë prej muajit janar e deri në tetor, por bregdeti mbetet më i kërkuari.
“Por dhe vendet e tjera nga maji deri në tetor edhe pjesa bregdetare është shumë e kërkuar dhe e vizituar”, thekson ajo.
Sa i përket shqiptarëve, për ata që kanë vendosur të qëndrojnë për pak ditë jashtë vendit turqia mbetet më e kërkuara, por trend është dhe italia
“Sa i përket shqiptarëve, kërkesat më të mëdha janë për Turqinë. Pastaj kërkesat janë për Greqinë dhe ishujt e saj. Preferenca ka pasur për Italinë e jugut, Siçilinë, Palermon, për Napolin”, thekson ajo.
Në vitin e shkuar në vendin tonë u regjistruan 7.5 milionë turistë, ndërsa pritet që kjo shifër të rritet me 35 për qind.