Duleviç: Çmimi i energjisë nuk duhet të jetë kurrsesi më i lartë se në Kosovë. S’e dimë se në çfarë mase do jetë ulja e premtuar
Nga 1 nëntori ka hyrë në fuqi aplikimi i fashës së re për çmimin e energjisë elektrike për furrat e bukës, gjë që ka shkaktuar amulli tek konsumatorët shhqiptarë sa i përket jo vetëm çmimit të bukës, por edhe vetë çmimit të energjisë në të ardhmen.
Eksperti Azmer Duleviç në studion e lajmeve në “Ora News” analizoi premtimin e qeverisë për uljen e çmimit të energjisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ndërtesat e reja me sistem fotovoltaik.
“Së pari, çmimi i energjisë në Shqipëri është më i larti në rajon, pra dhe Kosova e ka më të ulët se ne. Aktualisht çmimi është 11.4 lekë për kilovat.
Ndaj një vendim i tillë është i mirëpritur, por premtimi se kjo do të ndodhë në janar është pak i vonuar, pasi bëhet fjalë se alternativa e vetme për ngrohje në mesin e dimrit është energjia elektrike, ndaj kjo ulje mun dt ishte ideale nëse bëhet tani para ardhjes së dimrit.
Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri, kurrsesi nuk duhet të jetë më i lartë se ai i Kosovës, nëse duhet të bëjmë një ulje reale, ose mos ta bëjnë fare.
Ndryshe, kjo nënkupton se ky vendim bëhet për fushatë elektorale. Ndaj sot, kryeministri duhet ta thotë sot se sa do të jetë ulja reale e çmimit të energjisë”, u shpreh Duleviç.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME INXHINIERIN AZMER DULEVIÇ