DOKUMENTI/ Shpërthimi i digës së HEC-it në Lukovë, a ishte sabotim qëllimshëm i dy Vasilëve për të ndërtuar resorte në 94 ha tokë shteti?
Më 16 janar 2025, shpërtheu diga e hidrocentralit privat “Energo-Sas” në Lukovë, duke përmbytur 12 biznese me aktivitete turistike, dëmtoi disa biznese të tjera e shtëpi të asaj zone.
Policia e Vlorës, Bashkia e Himarës dhe Ministria e Mbrojtjes që merret me emergjencat, nuk dhanë asnjë sqarim lidhur me pronësinë e HEC-Sasaj, për sigurinë teknike dhe shkaqet e çarjes së digës, përveç njoftimit se fusha e Bunecit në Lukovë është mbushur me ujë e baltë.
Qeveria dhe mediat pranë saj e përcollën në heshtje këtë rast, ndërsa policia lokale, tha se materialet e para hetimore të kostatimit të çarjes së digës, i kanë kaluar prokurorisë së Vlorës, duke marrë si subjekt hetimi, vetëm administratorin Vangjel Ngjelo e jo dy pronarët.
Pronarë të HEC-it në Bunec të Lukovës, janë kompania “AGNA” e Vasil Naçit dhe familjarëve të tij me 56.5%, dhe kompania “Wonder” e Vasil Gjikës, ish-deputet i PD, me 43.5% aksione.
Nisur prej faktit, që pronarët janë miq të kupolës së politikës e pushtetit, askush nuk po guxon të thotë, nëse diga u ça nga presioni i ujit, apo e çanë për të bërë ndërtime në tokën buzë detit.
Në informacionin konfidencal, që ”Pamfleti” ka siguruar prej Prokurorisë së Vlorës, thuhet se referuar hetimeve paraprake me burim policinë kriminale, SHISH dhe deklarimet e dyzuara të administratorit HEC-it, Vangjel Ngjelo, ka indicie se diga nuk është çarë prej presionit të ujit.
Por dyshohet, se është një çarje e stimuluar, si skemë e dy pronarëve të HEC-it, Vasil Naçi e Vasil Gjika në bashkëpunim me shefat e qeverisë, për të përmbytur zonën bregdetare përballë digës, me qëllim që t’i hapin rrugë ndërtimit të resorteve, hoteleve, vilave e pallateve në atë zonë.
Prokuroria e Vlorës, për efekt të hetimit, ka marrë raport-ekspertimin e findvitit 2024, kryer nga specialistë dhe ekspertë të angazhuar prej Komitetit të Digave, ku thuhet se diga në HEC- Sasaj është plotësisht e garantuar teknikisht e pa asnjë rrezik.
Në këtë raport, thuhet se janë tepër të sigurta, trupi i digës së HEC- Sasaj, skarpatet, drenazhet, kurora e digës, elementet e papërshkueshmërise së saj fizike, sistemi i grumbullimit të ujit në basen, sistemi portave të shkarkimit, sistemi i devijimit dhe zbrazjes së ujit në rast rritje niveli.
Në këtë HEC, nuk ka patur prurje uji mbi kuotën e lejuar të rrezikut, madje volumi i ujit ka qenë në sasi 15% më pak se kuota normale, por diga shpërtheu sepse u stimula çarja e saj nga faktori njerëzor i interesuar, për të krijuar mundësi biznesi ndërtimesh në territorin e përmbytur.

Sipas informacionit, këto ndërtime do bëhen në sipërfaqe 94 hektarë tokë pronë shteti e në përdorim nga banorët e Lukovës që qëllimisht nuk po pajisen me certifikata pronësie, ndërsa sipas ligjit për investimet strategjike, Babloku ka kompetencë t’ua dhurojë atyre që dëshiron ai.
Në rastin konkret, biznesmenët e mundshëm, që dyshohet se kanë sajuar çarjen e digës së HEC-it në pronësi të tyre, janë dy Vasilë: Naçi e Gjika, të cilët duan llokma për ndërtime turistike në Lukovë; ku para 1 muaji u shpall investitor strategjik në 7.7 ha tokë shteti falas, moderatori, Tyrjan Hysko me të vëllian krye-freshist e ish-deputet i PS.
Saktësojmë, se më 15 prill 2024, me kontratë Nr. 1844 te notere Mimoza Sadushi, Vasil Naçi ka shitur me rezervë, aksionet e në HEC- Sasaj, me vlerë 5.7 milionë Euro te ortaku Vasil Gjika.
Por kjo shitje nuk është pasqyruar në Ekstratin e QKB, duke qenë akoma ortak me 56.5 Vasil Naçi e familjarë të tij; shitje fiktive, që duhet hetuar se për çfarë “akrobacie” është bërë dhe nëse Vasil Gjika ka tranferaur vlerën 5.7 milionë euro e nga çfarë burimi i ka siguruar. Kaq për sot!/ Burimi: "Pamfleti"