''Do tërheqë turistë cilësor'', Kasa: Me zhvillimin e projektit të Sazanit, do kemi zonën e parë elitare të turizmit në Shqipëri

Kreu i Unionit Turistik, Rrahman Kasa në një intervistë në Ora News u shpreh se me zhvillimin e projektit të Sazanit ne do kemi zonën e parë elitare të turizmit në Shqipëri.

Kasa: Ju e dini se sektori i Turizmit është sektori më prioritar sot i ekonomisë.

Jo vetëm për ato anët pozitive siç është punësimi, etj por edhe për gjenerimin e të ardhurave që kanë arritur një shifër goxha të konsiderueshme dhe që vjen nga viti në vit duke u rritur.

Kjo për shkak edhe të rritjes së cilësisë së turizmit.

Jemi një vend i ri në turizëm edhe sfidat janë më të mëdha.

Ne për fat të keq nuk kemi turizëm elitar, sepse nuk kemi zona elitare.

Prandaj edhe Shqipëria ka tërhequr atë turizmin dmth low cost dhe turizmin e mesëm.

Me zhvillimin e projektit të Sazanit ne kemi zonën e parë elitare dhe është një zonë e cila krahasohet për shkak edhe të projektit siç jemi informuar krahasohet me zonat më elitare të themi të rajonit të pellgut të Mesdheut.

Patjetër që kjo do të tërheqi një numër të konsiderueshëm të turistëve cilësor.

Do të ketë impakt të madh edhe në gjenerimin e të ardhurave në ekonomi sepse këta janë turistë që paguajnë shuma të mëdha.

EMISIONET