"Do rrojmë me miell e sheqer"/Zgjohet" Bordi i produkteve të shportës, ja çfarë vendosi sot

"Do rrojmë me miell e sheqer"/Zgjohet" Bordi i produkteve

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to vendosi sot miratimin e marzheve tavan që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

Sipas vendimit të Bordit, çmimi tavan i tregtimit me pakicë të një kg sheqer është 118 lekë për kg, nga 114 lekë që ishte në vendimin e fundit të datës 27 qershor.

Ndërsa është ulur tavani për një kg miell, në 83 lekë/kg, nga 90 lekë që ishte në vendimin e mëparshëm të datës 10 qershor.

Vendimi i sotëm i Bordit është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.

Administrata Tatimore, monitoron tregun nëpërmjet verifikimit të faturave të lëshuara nga subjektet gjatë periudhës së situatës së veçantë të krijuar në treg dhe raporton pranë Bordit çdo muaj brenda datës 10 të muajit pasardhës të periudhës raportuese.

Ky vendim hyn në fuqi nesër me 10.09.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

"Do rrojmë me miell e sheqer"/Zgjohet" Bordi i produkteve

"Do rrojmë me miell e sheqer"/Zgjohet" Bordi i produkteve

EMISIONET