Defiçiti buxhetor, Rama merr borxhe për të ulur borxhin
Qeveria shqiptare ka një plan origjinal për të zbutur krizën e borxheve duke marrë sërish borxhe, duke synuar uljen e tij me 1 pikë nga Prodhimi i Brendshëm Bruto. Ministrja e Financave tha se gjatë vitit 2023 pritet që të merret një Eurobond i ri prej 500 mln eurosh, për të cilat Ibrahimaj deklaron se bashkitë të cilat kanë paqëndrueshmëri financiare s’do të mund të marrin hua shtesë.
Qeveria përmes ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, deklaron se synon që borxhin publik ta zbresë në 67.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ibrahimaj: Borxhi total publik pritet me 1 pikë ulje në krahasim me nivelin e pritshëm të këtij viti. Në përputhje me ligjin organik buxheti, ku sqarohet se niveli borxhit publik duhet të targohet më i ulët. Në vitin 2023 parashikohet Borxhi Publik në nivelin 67.5% të PBB, nga 68.8% që pritet këtë vit, apo 73.2% që rezulton në vitin 2021. Objektivi operacional, balancë primare jo negative. Borxhi publik aktualisht përbëhet nga 51.3% e borxh i brendshëm dhe 48.7% i jashtëm.
Lidhur me çështjen e borxhit, Ibrahimaj theksoi se qeveria nuk do ti japë hua bashkive që nuk kanë qëndrueshmëri financiare.
Ibrahimaj: Në fund të shtatorit të vitit 2022, pushteti vendor ka 7.5 miliardë lekë detyrime ndaj qeverisë. Bashkitë lejohen edhe sot të marrin borxh. Por nëse nuk kanë qëndrueshmëri financiare, nuk mund të marrin borxh, si çdo entitet tjetër, ashtu edhe qeveria nuk merr dot borxh nëse nuk ka qëndrueshmëri financiare.
Dhe për ta ulur këtë borxh, qeveria mendon ta realizojë përmes marrjes së borxheve.
Për 2023-n, ministrja e financave deklaroi se pritet të merret një Eurobond i ri me vlerë minimale 500 mln euro.
Ibrahimaj: Për vitin 2023 në skenarin bazë, nevoja për financim neto 55 mld lekë, 25 mld nga këto do mbulohen nga huamarrja e brendshme, pjesa tjetër 30 mld përmes financimit nga treggjet e huaja, Eurobondit dhe mbështetjeve buxhetore. Në vitin 2023, Eurobond i ri me vlerë minimale 500 mln euro. Ne gjithashtu planifikojmë të bëjmë menaxhim të detyrimeve, blerja mbrapsht e një eurobondit ekzistuese 250 mln euro, që do të maturohet në vitin 2025, ai i emëtuar në 2018, çka do reduktojë riskun e emëtimit të borxhit të vitit 2018. Kjo nuk kushtëzon normalitetin e zhvillimit buxhetor. Puna ka nisur dhe gati për të dalë në treg për Eurobond në fillim të 2023, kjo do realizohet vetëm nëse kushtet do jenë efikase.
Ndërkaq për opozitën Eurobondi në kohë krize është i tepërt
Leskaj: Ju e keni deklaruar në buxhet uljen e borxhit publik, folët edhe për një Eurobond që pritet të merrni, në kohë krize interesat e borxhit parashikohen të rriten në 20 %. Nuk ju duken pritshmëritë tuaja tejet të larta. Sa besim duhet të kenë qytetarët tek një qeveri nuk i ka mbajtur premtimet në 9 vite dhe premton ulje borxhi.