BSH rrit më tej normat e interesit, Sejko: Presioni i rritjes së çmimeve, më i lartë se vlerësimet e mëparshme

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve por edhe situata e krijuar me rënien e euros e ka detyruar Bankën e Shqipërisë të ndryshojë normën e interesit.

Me shpresën se vendime të tilla do të krijojnë stabilitet në treg, guvernatori Gent Sejko ka bërë të ditur edhe vendimet.

Sejko: Këshilli Mbikqyrës vendosi të rrisë me 0.5% normën bazë të interesit, nga 1.25% në 1.75%, norma e interesit të kredisë njëditore nga 2.25% në 2.75%, normën e interesit të depozitës nga 0.25% në 0.75%.

Në media raportohet për një turizëm më të vakët se vitin e shkuar, por Sejko shton se fluksi i turistëve solli dhe lëkundjen e monedhës evropiane.

Sejko: Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros ka shfaqur tendenca forcimi gjatë dy muajve të fundit. Ky forcim pasqyron hyrjet e larta valutore në përgjigje të sezonit të mirë turistik dhe ndihmon në zbutjen e një pjese të goditjes së ofertës që vjen nga tregu i huaj.

Guvernatori në fjalën e tij pranoi rritjen e fortë të çmimeve teksa shtoi se vetëm pas dy vitesh norma e inflacionit do të shkojë drejt 3 përqind.

Megjithatë ai u shpreh optimist për rritjen ekonomike.

EMISIONET