Brukseli i bllokoi 21 mln euro për çështjen Becchetti, “Albcontrol”: Kemi vështirësi, po përballemi me mungesë likuiditeti

Francesko Beketi i bllokoi llogaritë e Albcontrol pasi fitoi arbitrazhin me Shqipërinë. Situatën e pranon edhe vetë agjencia kur shprehet se për këtë shkak ka hasur në vështirësi për likuiditete financiare

Kompania Albcontrol ka pranuar se llogaritë bankare në Bruksel, si pjesë e Eurokontrol janë të bllokuara. Në raportin e vitit 2021, sipas Monitor, nënvizohet se për këtë shkak ka pasur problem me paranë në dispozicion dhe shlyerjen e detyrimeve.

Sipas materialit të ardhura në total duhet të ishin 20.98 milionë euro madje me një rritje prej 56 për qind por problemet duket se kanë qenë të shumta.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Shoqëria gjatë kësaj periudhe është përballur me vështirësinë për likuiditet si pasojë e pamundësisë së përdorimit të fondeve në llogarite e saj bankare jashtë vendit, duke ndikuar në frenimin e një ecurie normale të punës së saj”, thuhet në dokument.

Megjithatë në raport nuk bëhet e ditur se cili është shkaku i ngrirjes së llogarive.

Por më herët në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit është theksuar se biznesmeni italian Francesko Beketi pasi fitoi gjyqin prej 120 milionë eurosh ndaj Shqipërisë, nisi ti marrë të ardhurat në lllogaritë që shteti shqiptar ka jashtë vendit, mes tyre dhe ato në eurocontroll.

Por, për të vijuar punën, agjencia ka ndjekur rekomandimet e Eurocontroll për të mirëmenanxhuar shpenzimet duke i ulur ndjeshëm ato pa cenuar mbarëvajtjen e punës.

EMISIONET