Borxhi i jashtëm rritet me 279 mln €, peshën më të madhe të detyrimeve e ka qeveria

Borxhi i jashtëm i vendit ka kapur shifra rekord në tre muajit e parë të këtij viti, pasi sipas Bankës së Shqipërisë ai është rritur me 297 milionë euro, krahasuar me fundin e vitit 2020 duke kapur vlerën e 8.8 miliardë eurove. Sipas raportit pjesën më të madhe të detyrimeve e zotëron qeveria me rreth 2.4 miliardë euro.

Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare shënoi rritje të mëtejshme gjatë tremujorit të parë të këtij viti me një shtesë prej 297 milionë eurosh.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë ky tregues kapi vlerën e 8.8 miliardë eurove dhe u rrit me 3% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2020.

Ndërkohë që krahasuar me një vit më parë janë 654 milionë euro më shumë të marra borxh.

Në raport argumentohet se rritja e shpejtë e huasë erdhi edhe si pasojë e dy kredive të marra tek ndërkombëtarët me 80 milionë dollarë dhe 90 milionë euro.

Peshën më të madhe të detyrimeve në janar-mars rezulton se e ka qeveria me rreth 4.2 miliardë euro duke zënë kështu 48% të totalit.

Ndërkohë që teprica e detyrimit të sistemit bankar dhe Bankës Qendrore shënon 56 milionë euro, pa lëvizje të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe.

Banka raporton se 90% e vëllimit të borxhit të jashtëm të ekonomisë është një detyrim afatgjatë.

Shqipëria është ndër vendet me rritjen më të lartë të borxhit në rajon dhe për këtë fakt Ministria e Financave është zotuar për të nisur uljen e tij që nga ky vit dhe për ta çuar atë në nivelin minimal prej 60% brenda vitit 2023.

EMISIONET