Braçe ngre zërin në Kuvend: Paratë e krimit dhe korrupsionit po pastrohen me kriptomonedha në mes të Tiranës

Deputeti Erjon Braçe bëri një deklaratë të fortë kur tha se politika po I bëhet krah kompanive të tejkalojnë rregullat e vendosura nga AMF. Braçe tha i jemi dorëzuar modelit të tregut pa konkurencë krijuar nga kompanitë.

“Jemi dorëzuar para një modeli tregu pa konkurencë krijuar prej kompanive në kundërshtim me ligjin e konkurencës, madje deri në ditë shitjeje dhe ndarje të fitimeve sipas çmimeve të tregut.

 Ajo që mua më shqetëson ka të bëjë me politikën që i bëhet krah kompanive të tejkalojnë rregullat e vendosura nga Autoriteti. Një kompani të marrë kurajo e të prekë depozitet pa pyetur Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare për të blerë qoftë dhe një bankë të vogël fare është e papranueshme. Ky është problem i madh, Autoriteti i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. Para informalitetit institucionet nuk duhet të bëjnë pas por të merren me problemin që sjell ekonomia e zezë.”  

Në fjalën e tij Braçe tha se po bëhet pastrim parash me kritkomonedha.

Kriptomonedhat, kemi miratuar bazën ligjore por nuk ka asnjë qoftë monedhë apo sipërmarrje të licencuar në këtë fushë, ndërkohë vetëm 2 ditë pas mbledhjes së komisionit të ekonomisë na u dëshmua se ishte I hapur përmes exchangeve, madje i lidhur me veprimtari të tjera kriminale nga mashtrimi me kartëmonedha të huaja por dhe me tregtimin e kriptomonedhave.

Kur kërcënohet stabiliteti financiar institucionet të bëhen një të bashkëpunojnë e të ndalojnë veprimtarinë kriminale. Paratë e krimit të organizuar dhe të korrupsionit po pastrohen përmes kriptomonedhave. Çfarë do të bëjmë?! Arritjet i duartrokas por ka problem të cilat i sjell koha, I kemi përballë. Aktiviteti i Forexit përmes call centerave ishte në mes të Tiranës. Qindra të rinj të përfshirë atje dhe që mashtronin nga Tirana në Berlin është krim. Bashkëpunoni ta luftoni këtë krim.

EMISIONET