Borxhi i qeverisë, preku majat. Kërkohet ulja

Ulja e borxhit të Shqipërisë ka qenë një nga premtimet e dhëna në 9 vite të mazhorancës aktuale. Madje sipas të dhënave zyrtare deklarohet edhe një tkurrje e tij nga 70.2 për qind në rreth 66. Por tashmë në strategjinë kombëtare bëhet e ditur se huaja e marrë nga qeveria qendrore shkoi në 73.7 për qind përgjatë viteve 2020 deri në 2021.

Më konkretisht huamarrja u realizua në vlerën 481.2 miliard lekë.

Në strategjinë kombëtare thuhet se shkak është bërë pandemia Covid 19 dhe tërmeti, teksa në një vit Shqipëria pësoi dhe recension.

Por po ashtu synohet që borxhi i Shqipërisë të shkojë në nivelin 45 për qind, por pa pasur një afat konkret për këtë.

Qeveria parashikon që duke nisur nga kjo periudhë huamarrja të nisë trajektoren rënëse, duke shkuar në rreth 71 për qind deri në dhjetor e duke shkuar në 68.6% në vitin 2024.

Ndërkaq rritja e ekonomisë pritet të jetë në 3.2 % e duke shkuar në 4 në vitin 2024

Pavarësisht kësaj opozita ka akuzuar se borxhi publik ka shkuar në mbi 100 për qind, kjo sipas tyre pasi qeveria nuk llogarit detyrimet e kontratave partneritet publik privat si dhe detyrimet e tjera të konsideruara të fshehura

EMISIONET