Bordi ul çmimet e karburanteve, nesër nafta do blihet 2 lekë më lirë, 5 lekë më lirë benzina, gazi i pandryshuar

Bordi ul çmimet e karburanteve, nesër nafta do blihet 2 lekë

Ulen sërish çmimet e karburanteve. Bordi i Transparencës në mbledhjen e kësaj të mërkure, 16 nëntor, ka vendosur uljen me 2 lekë të çmimit të naftës, 5 lekë të benzinës ndërsa gazi ka mbetur i ndryshuar.

Çmimet e vendosura janë:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 61 lekë/litër për automjetet.

-Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur  127 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

EMISIONET