Bordi i Ramës nuk gjen qetësi, në 24 orë i rrit sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Ramës nuk gjen qetësi, në 24 orë i rrit sërish

Bordi i Transparencës në datë 8 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi rritjen e çmimeve të karburanteve në vendin tonë.

Kështu, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 233 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 221 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

EMISIONET