Rriten sërish karburantet, Bordi përfiton nga heshtja e qytetarëve për ta ngritur çmimin gati në 250 lekë/l

Bordi i transparencës një strukturë e qeverisë e ngritur për të menaxhuar çmimet e karburanteve në vend vijon të mbetet shumë larg interesave të qytetarëve.

Kjo pasi që prej fillimit të marsit këtë të mërkurë ka firmosur çmimin më të shtrenjtë të tregtimit të karburanteve në vend.

Duke përfituar nga heshtja e qytetarëve, Bordi përmes një vendimi aspak transparente lajmëron se nafta se do të shitet me 9 lekë më shtrenjtë në ditët në vijim.

Po ashtu, ai ka vendosu që edhe benzina të jetë më e shtrenjtë për një periudhë të pacaktuar kohore.

Konkretisht, nafta nga kjo e mërkurë do të tregtohet me 248 lekë/litri, ndërsa benzina nga 237 lekë për litër tashmë do të shitet me 244 lekë litri.

Ndërkaq çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë.

Për herë të fundit një çmim kaq i lartë të naftës është regjistruar më datë 5 mars të këtij viti.

Këto vlera do të jenë të pandryshueshme dhe të detyrueshme për t’u tregtuar nga karburantet deri në mbledhjen e ardhshme.

EMISIONET