Rritet benzina, ulet nafta, vendimet e reja të Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve

Rritet benzina, ulet nafta, vendimet e reja të Bordit të

Nga sot nafta do të shitet 234 lekë për litër, benzina me 237 lekë dhe gazi 90 lekë .Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karburantet.

Krahasuar me çmimin e mëparshëm që ishte në fuqi, nafta është ulur nga 237 lekë për litër në 234 lekë. Ndërsa benzina nga sot shitet me shtrenjtë, nga 234 lekë për litër në 237 lekë për litër.

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë. Për këto produkte, çmimet e shitjeve me shumicë janë 222 lekë për litër nafta, 225 lekë/litri benzina dhe 78 lekë për litër gazi.

Sipas vendimit, keto çmime qe hyjne në fuqi këtë të mërkure në orën 18.00 do të qëndrojnë në këto shifra deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës.

Njoftimi: 

Bordi i Transparencës në datë 18 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 234lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 237 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

EMISIONET