Bordi i Transparencës mblidhet sërish, ul me 4 lekë çmimin rekord të naftës
Bordi i Transparencës vendosi të ulë me 4 lekë çminin e naftës nga dje kur çmimi i naftës arriti rekordin historik në vend, në 265 lekë për litër.
Por gjithsesi çmimi mbetet në nivelin më i lartë të regjistruar ndonjëherë që para nisjes së protestave të para në vend, duke kapërcyer edhe nivelet e fillimit të marsit, ku nafta u tregtua në 260 lekë.
Vendimi i djeshëm i Borditi ngjalli dyshime sa i përket abuzimit pasi vjen në një kohë kur në bursa çmimi i një fuçie nafte ka ardhur në rënie prej një jave.
Edhe benzina është ulur me 5 lekë ndërsa gazi mbetet i pandryshuar.
Në datë 18 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.
Nafta Dje dhe Sot
17 qershor 18 qershor
265 lekë.litri 261 lekë litri
Benzina
17 qershor 18 qershor
241 lekë/litri 236 lekë/litri
Gazi
17 qershor 18 qershor
86 lekë/litër 86 lekë/litër
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).