Biznesi ul qepenat, paralamëron qeverinë: Do përshkallëzojmë protestën

Biznesi i vogël dhe i mesëm kërkon uljene qepenave të shtunën në shenjë proteste për shkak të gjobave të parashikuara në paketën fiskale. Përfaqësues të kësaj shoqate njoftojnë se qeveria nuk ka më kohë dhe se kanë një plan konkret. Nëse nuk shohin asnjë reagim nga qeveria, ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestën.

Biznesi i vogël dhe i mesëm i bën thirrje qeverisë shqiptare që të reagojë lidhur me kërkesat e tyre të anashkaluara në paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Nëse reagimi nuk vjen deri në orën 24:00 të së shtunës, atëherë e diela do ti gjeja ata me qepena të ulur.

“Të hiqet nga paketa fiskale pjesa që rrit gjobat 2-3 herë. Mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 kw/në muaj, kjo është pika e kuqe që na ndan biznesin me qeverinë shqiptare.Të hiqen 50% e taskave për çdo litër karburant. Të hiqet ligji i tatimit mbi të ardhurat.'' - shprehet kreu i shoqatës së biznesit Albert Nasto

Në rast se nuk do të këtë reagime nga qeveria, ata paralajmërojnë përshkallëzime në të gjithë vendin. “Do t’i lëmë kohë qeverisë për të reflektuar, nëse nuk reflekton, ne do të përshkallëzojnë veprimet tona në të gjithë Shqipërinë”

Përfaqësues të shoqatave të biznesit u bën thirrje bizneseve që nesër të ulin qepenat për një orë e të protestojnë në shenjë revolte ndaj vendimeve të qeverisë.

“Çmim i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor protestë një orëshe për uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë, që të lënë shërbimin nga ora 10:00-11:00.’’ - shprehet kreu i shoqatës së biznesit Albert Nasto

Kreu i shoqatës së biznesit Albert Nasto ripërsëriti se qeveria duhet të përgjigjet të shtunën në darkë, pasi të hënën dhe të martën nuk ka më kohë. Sipas Nastos, përfaqësues të biznesit janë të hapur për çdo takim.

EMISIONET