Biznesi i vogël në protestë: Oligarkët të lidhur me qeverinë po na mbyllin

Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm u ka kërkuar tregtarëve të ulin qepenat këtë të shtunë për një orë.

Kjo thirrje erdhi në shenjë proteste për shkak të gjobave që qeveria ka parashikuar në paketën fiskale që do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, Albert Naso përfaqësues i kësaj shoqate theksoi se qeveria ka vetëm 10 ditë kohë për t’i marrë në konsideratë kërkesat e parashtruara.

Albert Naso: “Nëse nuk ka sinjale se qeveria do të reflektojë do të ndërmarrim të gjitha format e protestës kudo nëpër rrugë deri në grevë urie. Do të shtrihet në të gjithë vendin. Këto që po ndodhin duhet të alarmojnë të gjithë.  Pesë kërkesat që kemi kërkuar janë plotësisht të realizueshme. 

Më tej Naso theksoi se në qeverinë Rama janë mbyllur mbi 100 mijë biznese të vogla e të mesme

Albert Naso: Në këto 9 vite u mbyllën mbi 100 mijë biznese të vogla e të mesme. Ne besojmë se ky është një plan i oligarkisë. I kompanive të mëdha monopol me lidhje direkte apo indirekte me element të caktuar të qeverisë shqiptare. Plan për të larguar shqiptarët për të mbyllur qepenat e shtëpitë e të ikin. Por ne nuk do largohemi ne do mbajmë hapur subjeketet tona dhe duhet të largohet qeveria për keqqeverisje.”

Kreu i shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm u shpreh i vendosur që do të vijojnë protestat nëse qeveria nuk i merr në konsideratë kërkesat e tyre brenda afatit 10 ditor.  

EMISIONET