Bedinaj: Rrogat janë dyfishuar, por mungesa e punonjësve vijon të jetë problem. Ja sa paguhet një kamarier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2023, 21:14
Kreu i Operatorëve Turistikë për jugun e vendit Vasil Bedinaj i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të Moderatores Sonila Musaj foli për fillimin e sezonit turistik.
Ai u shpreh se Vlora është tashmë një destinacion turistik dhe është punuar prej vitesh për të qenë i tillë por burimet njerëzore janë problem panvarësisht se po rriten rrogat.
Për të, ky është një shqetësim, jo vetëm në Vlorë por në të gjithë jugun dhe se operatorët turistik i kanë shtrirë kërkimet në të gjithë Shqipërinë për të kërkuar punonjës.