Bankat në e-Albania?! Eksperti: Vjedhja do ishte fatale, platformë e pasigurtë

Ekspertët e shikojnë të gabuar nismën e integrimit të shërbimeve bankare në platformën e-Albania, pas sulmit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë. Ata thonë se pas cënimit të të dhënave të qytetarëve, policisë dhe SHISH-it, vjedhja e të dhënave bankare do të ishte një goitje përfundimtare për vendin. Specialistët sugjerojnë që nëse qeveria nuk tërhiqet, integrimi i sistemeve të bëhet në masa të larta të sigurisë kibernetike.

Ekspertët e teknologjisë së informacionit shprehen kundër planit që sistemet bankare të përfshihen në platformën e-Albania.

Donald Elmazi, pedagog dhe ekspert IT-je thotë se do të ishte fatale nëse cënohen të dhënat bankare, pas asaj që AKSHI kaloi më sulmet e njëpasnjëshme kibernetike.

"Duke parë historikun e hakerimit që kanë ndodhur nga hakerat iranianë mendoj që centralizimi i të gjithë të dhënave në servera të AKSHI-t është shumë e gabuar se rritim mundësinë e marrjes së këtyre të dhënave sa më lehtë nga hakerat.

Nëse qeveria nuk tërhiqet nga një nismë e tillë, eksperti sugjeron se mënyra me e sigurt është që sistemet bankare të vendosën në servera të ndryshëm.

"Duhet të bëhet decentralizimi i të dhënave, të mos vendosen të gjitha në një server, por të vendosen në servera të ndryshëm".

Por a ka rrezik që hakerat të futën në llogari dhe të bëjnë transferta bankare?

"Teknologjia e bankave është më e avancuar në krahasim me teknologjitë qeveritare dhe nuk mendoj se janë vunerabël ndaj sulmeve. Nuk besoj se do të kemi ndonjë rrjedhje të të dhënave në formën që janë tani. Edhe kur paguajmë me kartën e kreditit ne na vjen informacioni në celularin tonë që është bërë kjo pagesë. Nëse ka ndodhur diçka që nuk është bërë nga ana jonë atëherë menjëherë duhet të lajmërohet banka të ndërhyjë për të ndjekur këtë transaksion.Kështu që mund të merren masa për parandalimin e vjedhjeve të sasive monetare dhe rrjedhjes së të dhënave."

Institucionet ende nuk kanë një vendim zyrtar për kalimin e bankave në platformën e-Albania.

Ky diskutim është hapur në një kohë kur sistemet qeveritare ende nuk janë kthyer në funksion të plotë si pasojë e sulmit kibernetik.

Ndërhyrja e hakerave iranianë që zgjati më tepër se dy vite cënoi të dhënat e qytetarëve, të qeverisë, policisë dhe shërbimit sekret.

EMISIONET