Balluku: Fushata për ndërgjegjësim nuk pati efekt se nuk ndryshoi çmimi i faturës

Në prezantimin e paketës anti-krizë, Minsitrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku deklaroi sot se qeveria nisi një fushatë para disa javësh për ndërgjegjësimin e kursimit të energjisë elektrike, por një gjë e tillë nuk u perceptua nga qytetarët, duke qenë se fatura e energjisë vinte po njësoj.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndaj u pa e arsyeshme që për familjet që shpenzojnë mbi 800 kw/orë në muaj do të ketë një tarifë shtesë.

"Çelësi për të pasur sukses në këtë krizë që po kalon e gjithë bota është kursimi. E kemi thënë disa herë, e kemi përsëritur.

Kemi nisur një fushatë para disa javësh, por mesa duket është e vështirë për tu perceptuar, kur fatura vazhdon dhe vjen me  të njëjtin çmim.

Për sa kohë abonenti ka këtë mbojtje që i është ofruar nga qeveria shqiptare përmes paketës sociale, ndoshta e ka të pamundur ta kuptojë se çfarë po ndodh.

Nga ana tjetër nuk kemi aplikuar dhe nuk do të aplikojmë ndërprerje energjetike.

Ka ardhur momenti që të gjithë sëbashkë të kontribuojmë për të kursyer. Nëse ne kursejmë 1% të konsumit total të energjisë, kjo do të ishte ekuivalente e 28 milion eurove në vit," deklaroi ministrja Balluku.

EMISIONET